Të fundit

Zelensky: Sugjerova të takohemi me Rusinë në SHBA, por Putin refuzoi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia ka refuzuar disa mundësi për takime që do të mund të çonin drejt vendimeve konkrete për përfundimin e luftës.

Sipas tij, është propozuar që një takim me palën ruse të zhvillohej në kuadër të G7, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Francës, por presidenti rus Vladimir Putin e ka refuzuar këtë mundësi.

Zelensky tha gjithashtu se është sugjeruar edhe organizimi i një takimi në Shtetet e Bashkuara, në një format që do ta bënte më të vështirë refuzimin nga ana e Moskës, përfshirë edhe një takim të mundshëm në prani të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Do të shohim se çfarë ndodh. Nëse Rusia refuzon edhe këtë mundësi, do të nevojitet presion i mëtejshëm”, u shpreh Zelensky.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci