Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit mbrëmjen e së hënës.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli.
Persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve të deri tanishme nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Kryeziu tha se ende nuk dihen motivet e rastit.
“Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, ka thënë Kryeziu për KlanKosova, transmeton Paparaci.
