Kordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvenodsje, Dejona Mihali, ka vazhduar me sulme ndaj kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një reagimi në Facebook, Mihali ka dhënë disa shpjegime për babain dhe familjen e saj, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj Lushtakut.
Kryetari Lushtaku e pyeti Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “a të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” pyeti ai, pasi kjo e fundit paraprakisht e përmendi në një postim Lushtakun.
Postimi i saj i plotë:
U lajmërua dhe bosi i Përpamiut, samiulushtaku dora vet. Mirë bëre. Se çdo herë po mbetesh pas shpinës së Ganimetes. Ajo e nderuara, çdo ditë kujdestari pas emrit tënd.
Ama, po të dish të lexosh shqip nuk të është thënë ty “krim i organizuar” os “rrënjët e krimit”. Po thuaj ti e di më mirë këtë punë. Nëse do mbaje dhe ti. E gëzofsh!
Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur.
Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh.
Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes.
Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij.
Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë, të nderuar.
E ti?
Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk.
Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë.
Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?
