Të fundit

LIT Club feston 4-vjetorin – 4 vite në krye të jetës së natës në rajon

Këtë të mërkurë, LIT Club feston 4-vjetorin e hapjes, duke shënuar një rrugëtim të suksesshëm që e ka shndërruar në një nga klubet më të njohura dhe më të frekuentuara në rajon.

I njohur për atmosferën e tij unike, energjinë e pandalshme dhe netët e paharrueshme, LIT ka arritur të bëjë atë që pak klube kanë mundur: të funksionojë 365 ditë në vit, pa asnjë ndërprerje, duke ofruar çdo natë të vitit argëtim në nivelin më të lartë.

Gjatë këtyre katër viteve, mijëra vizitorë kanë krijuar kujtime të paharrueshme në ambientet e LIT, ndërsa klubi është kthyer në sinonim të jetës së natës për ata që kërkojnë atmosferë, muzikë dhe energji të veçantë.

Azet, Noyzi, Cllevio, Ardian Bujupi, Stresi dhe shumë artistë të tjerë kanë zgjedhur LIT Club jo për të performuar, por për t’u argëtuar si klientë dhe për të shijuar atmosferën që vetëm LIT di ta krijojë.

Po ashtu, sportistë të famshëm si Granit Xhaka, Elseid Hysaj dhe shumë emra të tjerë të njohur nga bota e sportit, si dhe personalitete nga biznesi, politika, media dhe jeta publike, kanë zgjedhur LIT si destinacionin e tyre të preferuar për argëtim.

Katër vite pas hapjes, LIT vazhdon të mbetet një histori suksesi, një pikëtakim për njerëzit që duan të kalojnë net të paharrueshme dhe një nga adresat më të rëndësishme të jetës së natës në rajon.

4 vite. 365 ditë në vit. Mijëra net të paharrueshme. Dhe historia vazhdon…

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci