Të fundit

Nga “Lojtari i Ndeshjes” te historia prekëse familjare e portierit të Cape Verdes

Portieri i Kombëtares së Cape Verdes, Vozinha, është shndërruar në një nga historitë më frymëzuese të Kupës së Botës 2026, pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen ndaj Spanjës.

Me pritjet vendimtare ndaj favoritëve spanjollë, gardiani i portës i siguroi kombëtares së tij pikën e parë në turne dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Megjithatë, pas suksesit të tij fshihet edhe një histori prekëse familjare. Nëna e Vozinhas nuk mundi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur nga afër djalin e saj në Botëror, për shkak të kostove të larta që lidhen me vizën dhe garancitë e nevojshme për udhëtimin.

Tashmë, sipas raportimeve, në këtë çështje ka ndërhyrë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili po punon për t’i mundësuar nënës së portierit udhëtimin drejt SHBA-së, në mënyrë që ajo të jetë e pranishme në ndeshjet e ardhshme të Cape Verdes.

Historia e Vozinhas ka prekur tifozët në mbarë botën, duke e kthyer portierin jo vetëm në një nga protagonistët e turneut, por edhe në simbol të sakrificës dhe përkushtimit.

Cape Verde do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Grupin H ndaj Uruguajit, sfidë ku sytë do të jenë sërish te portieri që po shkruan historinë e vendit të tij në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci