Të fundit

Nuk arriti të bëhet deputete, reagon Adelina Thaçi – Meta

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adelina Thaçi – Meta, nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e qershorit.

Thaçi – Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën dhe i besuan votën e tyre.

Ajo është shprehur mirënjohëse për 15,803 votat e marra, duke theksuar se mosarritja e një mandati nuk përbën humbje të idealeve dhe vlerave për të cilat ka punuar.

Sipas saj, mbështetja e marrë nga qytetarët mbetet një motivim i fortë për të vazhduar angazhimin publik dhe kontributin në të mirë të vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci