Alpinistët e RENEA-s po zhvillojnë një operacion të vështirë në një zonë të thepisur në fshatin Cerujë, ku dyshohet se mund të ndodhet trupi i pajetë i Eglant Koçit, i zhdukur që prej 4 qershorit.
Përmes përdorimit të dronit, është identifikuar një qese e zezë, brenda së cilës dyshohet se ndodhet trupi i të zhdukurit, ndërsa forcat speciale po vijojnë ndërhyrjen në terren.
Sipas hetimeve paraprake, Koci dyshohet se është vrarë nga miku i tij, Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se ngjarja lidhet me aktivitetet e tyre në fushën e kriptomonedhave dhe call centerave ku ishin të përfshirë.
Më herët, policia ka arrestuar kamarierin Enea Zyferi, i cili dyshohet se i ka dhënë ndihmë Shakajt në kryerjen e krimit.
