Të fundit

Seuli: Trump të përqendrohet te Koreja e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump tani dëshiron ta përqendrojë vëmendjen e tij te Koreja e Veriut, deklaroi presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae Myung pas takimit me homologun e tij amerikan në Francë.

“Presidenti Trump tha se është koha t’i kushtohet vëmendje çështjes së Koresë së Veriut”, u tha Lee gazetarëve në Seul, duke dhënë detaje të takimit të tij me Trump në samitin e G7.

Lee Jae-myung tha gjithashtu se i tha Trump se sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor janë “joefektive”.

“I thashë atij se sanksionet dhe presioni (kundër Veriut) janë joefektive”, u tha Lee gazetarëve pas kthimit të tij nga Franca, ku u takua me Trump në margjinat e samitit të G7 në Evian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci