Të fundit

Dyshime për dallavere me vota, hasen fletëvotime me shenja identifikuese

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit ka hasur në disa vështirësi ditën e fundit të rinumërimit.

Disa fletëvotime me shenja identifikuese janë gjetur nga komisionerët në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve, duke shtuar dyshimet për keqpërdorime në rezultatin zgjedhor.

Fletëvotimet dyshohet të jenë nga qendrat e votimit në Komunën e Ranillugës.

Saktësisht 18 fletëvotime thuhet se kanë pasur shenja identifikuese, mes të cilave shenja si %, =, e shenja tjera identifikuese.

Përpos problemeve në Ranillug, ditë më parë është raportuar për dyshime edhe në qendrat e votimit në Leposaviq.

Siç raportohej, një fletëvotim i shtypur ishte gjetur në këtë komunë, duke ngritur dyshimet për përdorimin e “trenit bullgar”.

Rinumërimi është paraparë të përfundojë sot, mirëpo me gjetjen e këtyre fletëvotimeve nuk dihet nëse do të shtyhet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci