Të fundit

Kapet drogë dhe një armë e ftohtë në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zbuluar dy raste të ndara të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, është gjetur mbi 100 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në sendet personale të një udhëtari. Testet fillestare kanë rezultuar pozitive për këtë lloj droge.

Ndërkaq, në një kontroll tjetër, autoritetet kanë zbuluar një sasi të dyshuar kanabisi të fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një thikë e padeklaruar.

Të dy rastet janë proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtejshme, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në pikat kufitare për të parandaluar kontrabandën dhe trafikimin e narkotikëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci