Të fundit

Dy vajza të mitura humbin jetën në plazhin e Tales

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror.

Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

“Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci