Të fundit

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë e ditur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci