Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një SMS të ri mashtrues që po qarkullon, i cili paraqitet rrejshëm në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, mesazhi pretendon se qytetarët kanë gjoba të papaguara trafiku dhe kërkon që ata të klikojnë në linqe të dyshimta.
Autoritetet theksojnë se ky mesazh nuk është zyrtar dhe përbën tentativë mashtrimi.
“KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.
– Mos klikoni në linqe të dyshimta.
– Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
– Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
– Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
– Fshijeni menjëherë.
– Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
– Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192”, thotë Policia.
