Protestat kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ditët e fundit janë “përforcuar” me shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët janë mbështetës të partisë në pushtet. Madje, në këtë protestë, e cila ka filluar kundër projektit turistik në Zvërnec, janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të VV-së.
Në mënyrë publike, ata kanë bërë thirrje që shqiptarët e Kosovës të i bashkohen protestave që kanë filluar më shumë se dy javë.
Përveç “Grupit të Tiranës”, që janë njerëzit kryesor të VV-së, pro protestës kanë dalë edhe Enver Dugolli, Agim Bahtiri dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet.
Kjo ka bërë që të forcohen dyshimet se ata po dërgohem në Tiranë me “urdhër” të Albin Kurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar publikisht se nuk qëndron prapa protestave të mbajtura në Shqipëri, megjithatë një numër zyrtarësh dhe figurash të afërta me këtë subjekt politik kanë shprehur mbështetje të hapur për protestuesit përmes reagimeve të tyre në rrjetet sociale dhe deklaratave publike.
Mes emrave që kanë mbështetur protestën janë “Grupit të Tiranës” si dhe Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj, Dejona Mihaili, mbështetja e tyre përbën një përfshirje indirekte të Vetëvendosjes në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Debati mbi raportin e Vetëvendosjes me protestat në Shqipëri ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa kundërshtarët politikë e akuzojnë partinë se po përpiqet të distancohet zyrtarisht nga një kauzë që, sipas tyre, po mbështetet nga figura të rëndësishme të saj.
Ketu janë edhe disa statuse në rrjetin social Facebook, ku behet thirrje për proteste.



