Të fundit

Zjarr në Prizren, digjet një barakë e vjetër

Sot paradite është raportuar një zjarr në rrugën “Shkronjat” në Prizren, ku është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje për incidentin.

“Sot, rreth orës 10:40, është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren. Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai shtoi se menjëherë pas raportimit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente,” u shpreh ai.

Autoritetet po merren me sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci