Të fundit

Loredana kush? Mozzik zgjedh ish-konkurrenten e ‘Love Story’ dhe thyen rekord

Ne të gjithë jemi mësuar me titujt e bujshëm të portaleve e mediave shqiptare e gjermane kur është fjala për Mozzik dhe partneren e tij Loredana, raporti me të cilën nuk ka qenë aspak i lehtë kohët e fundit.

Një çift që në sytë e të gjithëve ndahen e pajtohen, pastaj përsëri ndahen e bashkohen, qoftë edhe për hatër të vajzës, tashmë kanë vendosur të shikojnë projektet e tyre të shkëputur nga njëri-tjetri.

Për momentin Loredana është lënë mënjanë. Të paktën për projektet muzikore. Vëmendjen në klipin e fundit të reperit, një prodhim në bashkëpunim me Noizy-n, e ka marrë ish-konkurrentja e “Love Story”, Suela Karaj.

“Bonjour Madame” është kënga që ka bërë bashkë dy reperët e suksesshëm dhe që ka regjistruar menjëherë miliona klikime. Për 24 orë, kënga ka thyer rekord klikimesh duke regjistruar më shumë se 2.2 milionë.

Suela, njëra prej protagonisteve të këngës, është natyrisht pjesë e këtij suksesi të menjëhershëm. E kuruar me çdo detaj, Suela shfaqet sensuale dhe joshëse në sytë e Mozzik.

Po Loredana ku? Me siguri, edhe ajo kë në mendje një projekt që do t’I bëjë për vete fansat e saj.

https://youtu.be/JR2-H5907Mo

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci