Të fundit

Qeveria në detyrë synon ndërhyrjen edhe në Odën e Avokatëve

Pas ndikimeve në Këshillin Prokurorial e atë Gjyqësor, Qeveria në detyrë synon ndërhyrjen edhe në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti pritet që të anulojë dy vendime shumë të rëndësishme të Odës së Avokatëve, duke ndikuar kështu në pavarësinë e tyre.

Në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër, pritet të votohet propozim vendimi për ndalimin e ekzekutimit të një rregulloreje të OAK dhe ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ të Odës lidhur me lartësinë e shpenzimeve.

Minstrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka propozuar që këto akte të Odës të anulohen derisa gjykatat të marrin vendime përfundimtare lidhur me shqyrtimin e këtyre çështjeve.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (exofficio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatën e Qeverisë ku parashihen pikat e rendit të ditës për mbledhjen e nesërme.

Oda është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e pavarur nga organet shtetërore, e cila për qëllim ka avancimin e sundimit të së drejtës.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci