Të fundit

Degët kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut, ai të kryetarët të degëve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi dy degë të partisë ia kërkuan dorëheqjen, dega në Pejë në krye me Gazmend Muhaxherin dhe ajo në Lipjan e udhëhequr nga Imri Ahmeti.

Abdixhiku ka thënë se do kishte qenë më korrekte që dorëheqjen t’ia kërkonin ballë për ballë, për shkak të “bashkëpunimit të gjatë”, më pas konfirmon se nuk do dorëhiqet sepse thotë se çështja është trajtuar në Kuvendin e 31 janarit.

Dy kryetarët, Abdixhiku i quan sabotues, duke ua kërkuar dorëheqjet atyre.

“Si nuk u ngopën kurrë?! I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna nëpërmjet mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë. Fundja kemi bashkëpunuar gjatë. Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së”.

“Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit. Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, ka thënë Abdixhiku në reagimin e tij.

Kryetari i LDK-së ka kërkuar nga antarësia e partisë që të ruajnë qetësinë.

“E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha oengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-se të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe me pas shuarjen e LDK-së. Fundja, LDK nuk është konfederatë e interesave lokale. As platforme e karrierave individuale. LDK mbetet parti nacionale. E vetes. E askujt tjetër; sidmos e asnje partie tjetër. Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne. Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!”, ka thënë Abdixhiku.

Pak minuta më parë kryetarët e degëve të LDK-së në Pejë e Lipjan, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas dështimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci