Të fundit

Ronaldo largohet papritur pasi pyetet vazhdimisht për Messin

Cristiano Ronaldo u largua nga gazetarët pasi u pyet vazhdimisht për paraqitjet e Lionel Messit në Kupën e Botës.

41-vjeçari portugez shënoi dy gola në fitoren 5:0 ndaj Uzbekistanit në Houston, të martën mbrëma. Ai shkroi histori duke u bërë lojtari i parë që ka realizuar gola në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Ka vendosur edhe rekorde të tjera.

Pas ndeshjes superylli tha me zë të lartë “jam kthyer”, para një kamere televizive.

Por sulmuesi ishte më pak entuziast kur u pyet për Messin në zonën “mix”. Ronaldo tashmë kishte ndërprerë një gazetar, ndërsa gazetarët përpiqeshin të bënin pyetje në lidhje me Lionel Messin.

Kur një gazetar filloi pyetje për golat e Messit ndaj Austrisë, Ronaldo u kthye kah një gazetar tjetër, duke i bërë me shenjë që ai të bënte pyetjen, shkruan The Sun.

Gazetari që u ndërpre kishte përmendur edhe emrin e Kylian Mbappes, por nuk u la të përfundonte pyetjen.

Dhe një tjetër pyetje për rivalin ikonik ishte e tepërt për Ronaldon. Ai u largua me tërbim nga zona “mix” ku lojtarët u përgjigjen gazetarëve.

Ai u përgjigj ndërsa largohej: “Nuk më interesojnë fare të tjerët… Mbappe gjithashtu shënoi”.

Messi është golashënuesi më i mirë në Botëror me pesë gola dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve me 18 gola. Ronaldo nuk ishte në disponim të fliste për rivalin e vjetër. Ai u mburr me paraqitjen që kishte.

U pyet edhe për komentin “jam kthyer”.

“Po, që njerëzit të mos harrojnë”, tha Ronaldo.

“Ata thanë se duhet të tërhiqem… por unë jam këtu. Zhurma nga jashtë është gjithmonë kështu, por ne nuk mund ta kontrollojmë. Ne vazhdojmë dhe jemi të bashkuar”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci