Një person është arrestuar në Prizren si i dyshuar për vjedhjen e qengjave në fshatin Pirane.
Me datën 23.06.2026, rreth orës 13:00, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., 62-vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
I njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
“Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, thuhet në njoftim.
