Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë lënë të vdekur të paktën 164 persona në Venezuelë.
Në kryeqytetin Caracas, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve nëpër rrënojat e ndërtesave teksa janë dëgjuar shumë zëra në kërkim të ndihmës, raporton BBC.
Qyteti më i goditur nga tërmetet është La Guira, në veri të Caracasit. Shumë ndërtesa në këtë qytet janë shembur.
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 u regjistruan një minutë nga tjetri. I dyti është më u fuqishmi që ka goditur Venezuelën që prej vitit 1900.
Qendra amerikane gjeologjike ka paralajmëruar se nga këto tërmete mund të vdesin mijëra persona.
