Të fundit

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që besohet se është goditur më rëndë nga tërmeti në Venezuelë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, Larry Rojas, 49 vjeç, qëndronte përpara një ndërtese të shembur ku dyshohet se kanë mbetur të bllokuar familjarët e tij.

“Tani për tani nuk kemi asgjë, as forcën dhe as guximin për të hyrë atje”, tha ai.

Mes ankthit dhe pritjes për lajme nga të afërmit, një grua deklaroi se vajza e saj ndodhet nën rrënojat e një pallati 12-katësh.

“Ka njerëz gjallë atje dhe askush nuk po vjen t’i shpëtojë”, u shpreh ajo.

Edhe në kryeqytetin Karakas, banorët përjetuan momente paniku. Odalis Escalona, 54 vjeç, tregoi se lëkundjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesën e saj.

“Shkallët u shkëputën, i gjithë muri u ça. Gjëra ranë nga tavani”, tha ajo.

Ndërkohë, Carmen Guedez, 69 vjeç, e cila jeton në një lagje kodrinore mbi Karakas, rrëfeu se dritaret e shtëpisë filluan të dridheshin fort gjatë tërmetit.

“U mbështollëm pranë njëra-tjetrës me motrën time të shtrirë në shtrat dhe një fqinj. Nuk mund të dilnim jashtë”, tregoi ajo.

Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, goditën Venezuelën me vetëm një minutë diferencë nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja e dytë ishte më e forta që ka goditur vendin që nga viti 1900.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci