Të fundit

Bajrami: Refuzimi i projektit të gazit të Qeverisë Hoti nga Albin Kurti e la Kosovën të varur nga importi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për politikat energjetike, duke thënë se refuzimi i projekteve si ContourGlobal dhe gazi amerikan ka lënë Kosovën pa kapacitete të reja prodhuese dhe të varur nga importi i energjisë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se gjatë gjashtë viteve të fundit Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike, ndërsa kërkoi transparencë lidhur me planet për gazifikimin, projektin e Vlorës dhe marrëveshjet me Shqipërinë.

Sipas Bajramit, Kosova duhet të investojë në prodhimin vendor të energjisë për të ulur varësinë nga importi dhe për të rritur sigurinë energjetike.

Postimi i plotë:

Politikë energjetike apo politikë e varësisë nga importi?

Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti thoshte se me LVV-në në qeveri nuk ka ContourGlobal. Erdhi në pushtet dhe këtë premtim e mbajti.

Më pas e ktheu prapa edhe projektin e gazit amerikan, të mbështetur me mbi 200 milionë dollarë nga MCC, projekt për të cilin kishte vendosur Qeveria Hoti.

Arsyetimi ishte: nuk duam gaz, duam bateri.

Sot, pas gjashtë vitesh, nuk kemi as ContourGlobal, rrjedhimisht as termocentral të ri, as gaz amerikan, bateritë ende s’kanë ardhë, nuk ka kapacitet të reja gjeneruese, POR, kemi rreth 1 miliard euro energji elektrike të importuar.

Pra, kur i refuzon projektet e gjenerimit, mbetesh i varur nga importi. Kaq e thjeshtë është.

Tash po na thonë se nuk na duhet infrastruktura e gazit, sepse mund të marrim energji nga jashtë. Por Kosova nuk duhet të llogarisë në energjinë që e prodhojnë të tjerët. Kosova ka nevojë me prodhu energji vetë, me ndërtu kapacitete të reja dhe me e ulë varësinë prej importit e tregtarëve të energjisë.

Çdo megavat i prodhuar në Kosovë është më shumë siguri, më pak varësi, më pak ekspozim ndaj çmimeve të bursave ndërkombëtare dhe më shumë mundësi për ekonominë tonë. Prandaj refuzimi i gazit të lëngshëm amerikan (LNG) nuk është veç refuzim i një projekti, është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën pjesë të rrjeteve rajonale të energjisë dhe për me ndërtu një sistem më të sigurt e më fleksibil.

Ndërkohë, Qeveria flet për gazifikim të linjitit dhe për energji nga Vlora.

Atëherë pyetjet janë shumë të thjeshta:
Sa kushton infrastruktura e LNG-së?
Sa kushton gazifikimi i linjitit?
Cili opsion është më leverdishmëm për Kosovën?
Çfarë marrëveshje keni me Shqipërinë?
Sa do të jetë kapaciteti i centralit me gaz, në Vlorë?
A e dini ju sa energji importon Shqipëria sot?
Si llogarisni që ka me pasë energji tepricë për t’i dhënë Kosovës?
Me çfarë çmimi do ta marrë Kosova energjinë nga Vlora?
Me çmim të kostos së prodhimit apo me çmim të bursave ndërkombëtare?
Nëse ka marrëveshje me Shqipërinë, publikone!
Nëse ka analiza, publikoni!

Sepse vendimet për energjinë nuk merren me deklarata politike e pa asnjë analizë dhe pa transparencë.

Në fund, çdo refuzim e ka një faturë: Kur nuk prodhon, importon – kur importon, paguan më shtrenjtë – kur paguan më shtrenjtë, rëndon qytetarët dhe bizneset.

E ndërkohë, tregtarëve të energjisë u trashen fitimet.

Kosova nuk ka nevojë për politikë që e mban peng të importit. Kosova ka nevojë për politikë që prodhon energji, siguri dhe zhvillim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci