Të fundit

Muharremi: Vetëm me tri veprime është e mundur me e kthy Kosovën në rrugë pozitive

Shenoll Muharremi, analist, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se tri veprime janë të mjaftueshme për të kthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit.

Këto veprime janë investimet masive në energji, kapja e momentumit historik të zgjerimit të BE-së dhe hapja e negociatave për anëtarësim, si dhe investim i fuqishëm në përkrahje të bizneseve dhe prodhuesve vendorë.

Postimi i plotë:

Vetëm me tri veprime, nëse kishte pas vullnet dhe pak dashni për këtë vend, është e mundur me e kthy Kosovës në rrugë pozitive:

  1. Investime masive në energji (qymyr, gaz, solar, erë dhe ujë);
  2. Kapja e momentumit historik të zgjerimit të BE-së dhe hapja e negociatave për anëtarësim;
  3. Investim i fuqishëm në përkrahje të bizneseve dhe prodhuesve vendorë (miliarda!).

Vetëm këto tri veprime, aspak të pamundshme në rrethanat e sotme, munden me e kthy Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.

Po a ka kush me i bo?

Apo tash disave më shumë po i konvenon stagnimi… sesa me e shty këtë vend përpara.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci