Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur aksionarët e rinj në pesë ndërmarrjet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur të martën. 29 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Në “Ndërmarrjen Publike Banesore” u zgjodhën Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliu. Në ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi.
Në ndërmarrjen tjetër “Gjelbër” u zgjodhën Kumrije Shabani-Ramadani dhe Plator Gërdovci.
E në ndërmarrjen “Pastrimi”, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj, ndërsa në ndërmarrjen e fundit, “Sport Marketing”, Astrit Gashi dhe Faton Pacolli.
Emrat u propozuan nga asamblistja e PDK-së, Agnesa Avdyli.
“Propozoj emrat e aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Banesore, Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliun. Për Prishtina Parking, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi. Gjelbër, Kumrije Shabani- Ramadani dhe Plator Gërdovci. Pastrimi, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj”, propozoi ajo.
