Gjermania është eliminuar të hënën nga Kampionati Botëror kur u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive.
Mirëpo gazeta gjermane “Bild” ka publikuar detaje të reja se si disa lojtarë refuzuan të merrnin përgjegjësi për pikën e bardhë.
Ishte fillimisht Leon Goretzka, i cili refuzoi të shutonte penalltinë.
Pasi Manuel Neuter mbajti gjallë shpresat me pritjen e goditjes së Fabian Balbuenas, Joshua Kimmich nisi të kërkonte lojtarin e radhës për të goditur penalltinë.
Fillimisht shkoi te Goretzka, si lojtari më me përvojë, por ai hezitoi. Pastaj Kimmich kërkoi nga Anton, Brown dhe Thiaw, të cilët refuzuan.
Kimmich iu kthye edhe një herë Goretzkas, por përsëri ai refuzoi.
Përgjegjësinë e mori Jonathan Tah, i cili kurrë nuk kishte gjuajtur penallti në karrierën e tij.
Goditja e tij mbi portë ia shoi shpresat Gjermanisë.
