Të fundit

Asociacioni i Komunave akuzon MAPL-në për ulje të paligjshme të grantit komunal, kërkon rikthimin e 4 milionë eurove

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke pretenduar se është ulur në mënyrë të njëanshme Granti i Performancës Komunale nga 4 milionë në 2 milionë euro.

Sipas AKK-së, kjo shumë është miratuar nga Kuvendi i  Kosovës përmes Ligjit për Ndarjet Buxhetore 2026 dhe nuk mund të ndryshohet pa një rishikim formal të buxhetit nga i njëjti institucion. Organizata e komunave vlerëson se çdo ndryshim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe financiare të komunave.

AKK thekson përmes një reagimi se Kuvendi është i vetmi institucion me mandat për të miratuar dhe ndryshuar ndarjet buxhetore.

Kuvendi është institucioni i vetëm që miraton ndarjet buxhetore me ligj, ndërsa asnjë ministri nuk ka mandat të ndryshojë apo të përgjysmojë fondet e miratuara nga Kuvendi. Mjetet prej 4 milionë euro janë miratuar me ligj dhe janë të dedikuara ekskluzivisht për Grantin e Performancës Komunale. Vetë Ligji për Ndarjet Buxhetore e identifikon këtë program si projekt të veçantë kapital në kuadër të MAPL-së”.

Në reagim, AKK i ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të shumës prej 4 milionë euro.

Ndalimin e çdo veprimi administrativ që bie ndesh me ligjin dhe cenon autonominë financiare të komunave. Respektimin e plotë të vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të parimeve të shtetit ligjor. AKK rezervon të drejtën që, në bashkëpunim me komunat, të ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale dhe juridike për mbrojtjen e interesit të komunave dhe zbatimin e ligjit. Ligji duhet të respektohet nga të gjithë, e veçanërisht nga institucionet që kanë për obligim ta zbatojnë”, thuhet mes tjerash në reagim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci