Të fundit

Mjeku paralajmëron pasuesit e tij në Bordin e RTK-së: Ky nuk do të jetë sqarimi i fundit

Dy ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, Bajram Mjeku dhe Albinot Maloku, kanë reaguar sërish ndaj Bordit aktual të Transmetuesit Publik.

Të akuzuar për përfitim të telefonave mobilë nga RTK-ja, bordi i televizionit publik sqaroi dje se dy ish-anëtarët e bordit nuk janë pjesë e përfituesve të telefonave mobilë.

Por, ata kanë paralajmëruar se nuk është ky “sqarimi i fundit” që do të pranojnë rreth aktivitetit të tyre në bordin e RTK-së.

“Ky nuk do të jetë sqarimi ynë i fundit. Sqarimi thelbësor do të jetë tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të duhej të ishte dhënë shumë kohë më parë, e që ka të bëj me shkarkimin tonë të padrejtë, i ndodhur me 8 korrik të vitit 2021 nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Bajram Mjeku, ish-anëtari i Bordit të RTK-së, në një deklaratë të lëshuar të shtunën në mbrëmje.

Bordi i RTK-së sqaroi dje se Mjeku dhe Maloku, nuk kanë përfituar telefona mobilë, në një përgjigje ndaj kërcënimit me padi që dy ish-anëtarët e bordit bënë ndaj pasardhësve të tyre.

Mjeku dhe Maloku, paralajmëruan padi ndaj Bordit të RTK-së pas evidentimit të bordit për përfitimin e telefonave mobilë, “kryesisht nga ish-anëtarët e bordit”.

Dy ish-anëtarët e bordit kanë thënë se nuk kanë përfituar asnjë telefona nga Radio Televizioni i Kosovës. Ata, kanë kërkuar sqarim me shkrim nga bordi i ri, të cilin e kanë kërcënuar me padi.

Bordi aktual, i udhëhequr nga Besnik Boletini, reagoi të shtunën për këtë çështje.

Pas deklarimit publik të ish-anëtarëve të Bordit të RTK-së, Bordi aktual i RTK-së sqaroi se asnjëri nga ish-anëtarët e lartpërmendur nuk bëjnë pjesë në listën përfituese të telefonave mobil, të paraqitur në vendimin me Nr. 0007/22 të datës 19 janar.

“Ndonëse asnjëri prej tyre nuk është apostrofuar në vendimin në fjalë, ku është sqaruar se pjesë e përfitueseve të telefonave mobil janë ‘kryesisht anëtarë të menaxhmentit dhe të bordit’ por jo të gjithë prej tyre”, tha bordi, në një njoftim për media.

Bordi sqaron se faktet e paraqitura në këtë vendim janë gjetje të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të RTK-së (NjAB), ku specifikohet data e përfitimit të këtyre telefonave, 12 shkurt përkatësisht 2 mars 2021. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci