Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture dhe trenit në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
