Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka paralajmëruar shtrirjen e PDK-së “kudo ku jeton diaspora” shqiptare e Kosovës.
Këtë paralajmërim, ai e ka lëshuar nga Lozana e Zvicrës, ku po vazhdon takimet me shqiotarët e diasporës në Zvicër krahas punës për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Kantonet e ndeyshme të Zvicrës.
“PDK do të shtrihet kudo ku jeton diaspora jonë dhe do të koordinohemi së bashku për të ardhmen e vendlindjes tonë të përbashkët”, tha Reçica.
Ai ka takuar sonte ndërmarrës shqiptarë në Lozanë.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të takohem në Lozanë me qytetarët tanë të diasporës që po arrijnë majat e suksesit në shtetin mik të Zvicrës”, shkroi Reçica.
“Sonte pata nderin të takoj shqiptarë të suksesshëm në fushën e shkencës, kulturës, sportit e ndërmarrësisë, njëherit kontribues të mëdhenj në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetit. Ndër më të suksesshmit janë edhe vëllezërit dhe bashkëvendasit e mi të respektuar, Dino dhe Shaban Bekteshi, të cilët me ndershmëri e përkushtim të veçantë kanë arritur majat në gastronomi, në qytetin e Lozanës”, tha ai.
