Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e ka cilësuar këtë akt si gurthemelin juridik dhe politik të shtetësisë së Kosovës.
Në reagimin e saj, LDK vlerëson se deklarata e miratuar nga 114 delegatë shprehu vullnetin e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa thekson rolin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në unifikimin e popullit dhe ndërtimin e institucioneve të shtetit.
LDK shprehu mirënjohje për delegatët e 2 Korrikut, duke nënvizuar se ky akt mbetet një pikë kthese në historinë moderne të Kosovës dhe një dëshmi e orientimit të saj euroatlantik.
E plotë:
