Të fundit

Aksion policor në Gjakovë, arrestohet i dënuari me burgim për shitje narkotikësh

Gjatë ditës së sotme, Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar një aksion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Personi i arrestuar, S.LL, sipas njoftimit të policisë, ishte dënuar me dy vite burgim për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Meqenëse i dënuari nuk e kishte respektuar urdhëresën për t’u paraqitur për ta vuajtur dënimin, me kërkesë të gjykatës, zyrtarët policorë kanë zhvilluar një punë intensive operative dhe hetimore. Si rezultat, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci