Të fundit

Lidhja e Bizneseve: Mbyllja e Qumështores VITA është goditje direkte ndaj ekonomisë së Kosovës

Lidhja e Bizneseve ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e qumështores “Vita” pas një vendimi të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja për inspektim paparalajmërim në qumështore.

Lidhja e Bizneseve ka deklaruar se VITA i ka të gjitha certifikatat dhe i plotëson standardet e kërkuara. Çdo veprim ndaj një prodhuesi të tillë ngre shqetësime serioze dhe dëmton besimin në klimën e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.
“Cdo ministër dhe zyrtar institucional duhet ta kuptojë qartë se veprime të tilla nuk i bëjnë nder as politikës, as institucioneve dhe as Republikës së Kosovës. Stop shkatërrimit të prodhuesve vendorë. Stop dëmtimit të imazhit të biznesit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas Lidhjes së Bizneseve, ajo që po ndodh me Qumështoren VITA është alarm për gjithë sektorin privat në vend.

“Mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë nuk është vetëm çështje e një kompanie – është goditje e drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor, qindra vendeve të punës, qindra fermerëve dhe furnizuesve me qumësht, si dhe gjithë zinxhirit të furnizimit”, thuhet më tej.

“Këto veprime skandaloze po e dëmtojnë rëndë prodhimin vendor, po rrezikojnë humbjen e tregjeve të brendshme dhe të jashtme për produktet e Kosovës dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e importit, në vend të forcimit të prodhimit vendor”, thuhet në reagim.

Kjo është një goditje e rëndë ndaj stabilitetit ekonomik dhe një sinjal jashtëzakonisht negativ për investitorët – vendorë dhe të huaj.

Institucionet duhet ta kuptojnë qartë: bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike apo vendimesh që shkatërrojnë prodhimin vendor. Kosova nuk ndërtohet duke i mbyllur fabrikat, por duke i mbrojtur ato.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci