Gazetari dhe moderatori, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores “Vita”.
Ai ka thënë se ishte qumështorja “Vita” që ia dha vulën “Duaje tënden”, fushatës së Vetëvendosjes si parti opozitare në mbrojtje të produktit vendor.
Mirëpo tani Vetëvendosje në pushtet vendosi mbylljen e qumështores vendore.
“Importet nga Serbia në vitin 2019 ishin 5.8 milionë. Vitin e kaluar 251 milionë”, ka thënë Kelmendi.
“Ishte e njëjta parti, e cila kur synonte pushtetin, “Vita”-s ia kishte dhënë vulën “Duaje tënden”. Tash kur e ka pushtetin ia qet drynin – “Mbylle tënden”. Bravo! Kështu ecet përpara”, ka thënë ai.
