Të fundit

Dronët luftarakë me inteligjencë artificiale të kompanisë gjermane Helsing në frontin e Ukrainës

📖 Ky artikull lexohet për 2 min🔊 ose dëgjoje me zë

Kompania gjermane e mbrojtjes, Helsing, po furnizon Ukrainën me dronë luftarakë të pajisur me inteligjencë artificiale dhe pritet që së shpejti t’i ofrojë këto pajisje edhe Bundeswehr-it. Për të vlerësuar efektivitetin e tyre në terren, një ekip i DW-së ndoqi nga afër një mision luftarak ukrainas në rajonin e Donbasit.

Në fillim të vitit, mediat perëndimore raportuan për probleme teknike me dronët HX-2, duke cituar ushtarë ukrainas të cilët pretendonin se shumë prej tyre nuk ishin gati për fluturim ose rrëzoheshin pas ngritjes. Kompania Helsing i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar në fund të janarit se rezultatet e para të testimeve në front ishin inkurajuese.

Komandanti i njësisë, i njohur me nofkën “Black”, shpjegoi se inteligjenca artificiale ndihmon në identifikimin e objektivave, megjithëse sistemi ende nuk mund të dallojë nëse një objektiv është shkatërruar më parë. Sipas tij, dronët janë të ndjeshëm ndaj luftës elektronike.

Aktualisht, ushtria ukrainase po përdor modelin HX-2, i cili është pasardhësi i modelit më të thjeshtë HF-1.

Gjatë një misioni të vëzhguar nga DW, ekipi hasi vështirësi teknike, përfshirë dështimin e motorit gjatë nisjes dhe probleme me lidhjen me stacionin tokësor. Megjithatë, në një mision të mëvonshëm ku gazetarët nuk ishin të pranishëm, njësia raportoi se kishte goditur një kamion rus, sukses të cilin e lidhën me kushtet më të favorshme të motit.

Helsing ka deklaruar se dronët HX-2 nuk kanë fluturuar ende në numër të mjaftueshëm për të lejuar një vlerësim përfundimtar të performancës në kushte lufte.

Kompania po punon për t’i përshtatur këto pajisje ndaj masave të vazhdueshme të luftës elektronike të përdorura nga forcat ruse.

Sipas rreshterit të lartë Oleksandr Karpyuk, modeli i mëparshëm HF-1 ka arritur një shkallë goditjeje prej mbi 50% në zonën e Pokrovskut pas përmirësimeve të bëra nga prodhuesi. Karpyuk vlerëson manovrueshmërinë dhe shpejtësinë e dronëve të Helsing-it, duke theksuar se ata ofrojnë avantazhe që nuk i gjen te modelet ruse siç është Lanceti.

Burimi: dw.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci