Të fundit

Mozzik dhe Lotina do të bëhen prindër, zbulojnë gjininë e fëmijës

Reperi kosovar, Mozzik, dhe partnerja e tij, prezantuesja, Lotina Haziri, do të bëhen prindër të një djali.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzikut.

Haziri ka zbuluar se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për gjashtë muaj, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aktive në ekran.

Përmes mbishkrimit në anglisht, “hid my boy from the world…” (“e fsheha djalin tim nga bota…”), çifti konfirmoi edhe gjininë e bebit.

Ky është fëmija i parë për Lotinën, ndërsa për Mozzikun është fëmija i dytë.

Reperi është baba edhe i Hanës, vajzës së tij nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Pas publikimit të lajmit, profili i çiftit është mbushur me urime nga familjarë, miq, kolegë dhe mijëra ndjekës, të cilët u kanë uruar një shtatzëni të mbarë dhe mirëseardhje vogëlushit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci