Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit “Power Book III: Raising Kanan” ka prezantuar versionin e ri të një personazhi kyç në universin e “Power”. Në episodin e katërt të këtij sezoni, gjatë një bisede me Kanan-in (Mekai Curtis), personazhi Tiana (Asjha Cooper) zbulon se emri i saj i vërtetë është Jarita. Ajo është nëna e Shawn-it, djalit të Kanan-it në serialin origjinal.
Sipas informacioneve të publikuara nga Variety, Jarita do të vazhdojë të shfaqet si aktore mysafire në sezonin e fundit të “Raising Kanan”. Më pas, ajo do të ketë një rol të rregullt në serialin e ardhshëm “Power: Origins”, i cili aktualisht është në fazën e prodhimit në New Jersey.
“Power: Origins” do të trajtojë historinë e Ghost, Tommy dhe Kanan, ndërsa ata përpiqen të ngjiten në hierarkinë e rrugëve të Nju Jorkut. Në këtë serial do të luajnë Spence Moore si Ghost, Charlie Mann si Tommy dhe Zuri Reed si Tasha, së bashku me Mekai Curtis, i cili do të rikthehet në rolin e Kanan-it. Sezoni i parë do të përbëhet nga 18 episode.
Përveç Curtis dhe Cooper, në sezonin e pestë të “Raising Kanan” marrin pjesë edhe Patina Miller, Shameik Moore, Leslie Grossman, London Brown, Hailey Kilgore, Wendell Pierce, Erika Woods, Tony Danza dhe Joe Pantoliano.
Sascha Penn është showrunner dhe producent ekzekutiv i sezonit të pestë të “Raising Kanan” dhe do të mbajë të njëjtat role në “Power: Origins”. Pilot-i i këtij të fundit është shkruar nga Penn dhe Courtney Kemp. Serialet prodhohen nga Lionsgate Television për Starz, me pjesëmarrjen e producentëve ekzekutivë si Kemp, Curtis “50 Cent” Jackson, Mark Canton, Chris Selak, Kevin Fox dhe Pete Chatmon.
Burimi: variety.com
