Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë falje për 11 persona. Në mesin e të falurve janë nëntë individë të dënuar për shkelje të Ligjit të Ajrit të Pastër, pasi kishin çaktivizuar sistemet e monitorimit të emetimeve në automjete ose kishin shitur pajisje që mundësonin anashkalimin e këtyre sistemeve.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump deklaroi se gjashtë prej këtyre personave ishin “persekutuar” gjatë administratës së Presidentit Joe Biden për shkak të “rregullimit të makinave të tyre”. Të hënën, ai nënshkroi një memorandum drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), përmes të cilit theksoi se qytetarët amerikanë mund t’i rregullojnë automjetet e tyre sipas dëshirës.
Kidan ishte dënuar me burgim në vitin 2006, së bashku me ish-lobbyistin Jack Abramoff, për mashtrim dhe konspiracion lidhur me blerjen e një flote anijesh për lojëra fati në vitin 2005. Ai u lirua nga burgu në vitin 2009. Sipas raportimeve të gazetës lokale “Newsday”, në mars të këtij viti, Kidan ishte ndër personat që organizuan një mbledhje fondesh në resortin e Trump, Mar-a-Lago, për një kandidat republikan për Kongres nga Long Island.
Në muajin shkurt, administrata Trump eliminoi standardet federale të emetimeve për makinat dhe kamionët. Ky veprim përmbysi një gjetje shkencore të periudhës së ish-Presidentit Barack Obama, e cila konstatonte se emetimet e gazeve serrë rrezikojnë shëndetin e njeriut.
Burimi: dw.com
