Të fundit

Vetaksident me fatalitet në Podujevë

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gërdoc të Podujevës.

Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30, ndërsa viktima nuk ka arritur t’iu mbijetoi lëndimeve të marra.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Rreth orës 00:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci