Sot, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar vizitë në vend.
Terras, është deklaruar për takimet që ka pasur në Prishtinë, si atë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e Bedri Hamzën, më të cilët, ka njoftuar ai, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së.
‘’Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.’’, ka thënë ai.
Terras, ka bërë thënë edhe se, e ardhmja e Kosovës është në BE, porse, ka shtuar ai, anëtarësimi kërkon reforma.
‘’E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim.’’, ka shkruar ai.
Greetings from #Pristina!
This morning I met with @albulenahaxhiu_, @KonjufcaGlauk, and @bedrihamzarks.
Discussed #Kosovo's politics and #EU enlargement.
🇽🇰's future lies in the 🇪🇺, but membership requires reforms. We're working on that.@eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/AvytwfdDNi— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026
