Senatori amerikan Mitch McConnell, 84 vjeçar, është i shtruar në spital që nga 14 qershori. Zyra e tij nuk ka bërë të ditura detaje lidhur me shkakun e hospitalizimit apo trajtimin që po merr senatori, duke ngritur pikëpyetje në mesin e Partisë Republikane mbi mundësinë e kthimit të tij në punë. McConnell, i cili ka shërbyer për një dekadë si republikani kryesor në Senat, nuk ka votuar që nga 11 qershori.
Sipas tyre, ai po punon ngushtë me stafin për çështjet që lidhen me Kentucky-n dhe Senatin, ndërkohë që ky i fundit është jashtë seancave. Të martën, komentatori politik dhe ish-këshilltari Scott Jennings njoftoi në platformën X se kishte biseduar me McConnell për rreth 20 minuta, duke i shprehur dëshirën për kthimin e tij në detyrë sa më parë.
Sipas portalit Politico, zyrat e liderit të shumicës në Senat, John Thune, dhe senatorit republikan John Barrasso, konfirmuan gjithashtu se ata kanë biseduar së fundmi me McConnell. Senatori republikan nga Utah, Mike Lee, shkroi në X se shumë prej tyre nuk po flasin për gjendjen e McConnell sepse nuk kanë asnjë informacion mbi të.
Mungesa e zgjatur e McConnell-it mund të ndikojë në punën e republikanëve, të cilët mbajnë një shumicë të ngushtë prej 53-47 në Senatin amerikan. Mungesa e tij tashmë ka ndikuar në kalimin e një rezolute kundër luftës së presidentit Donald Trump në Iran, ku katër republikanë votuan në mbështetje të saj.
Gjithashtu, vazhdimi i hospitalizimit mund të vështirësojë përpjekjet për miratimin e fondeve për mbrojtjen dhe legjislacionin tjetër në Komitetin e Aprobimeve të Senatit. Ndonëse McConnell ka planifikuar të largohet nga posti në fund të mandatit të tij në janar 2027, çdo largim i hershëm nga Senati do të çonte në zgjedhje të veçanta në shtetin e Kentucky-t për të plotësuar vendin e tij.
Burimi: aljazeera.com
