Të fundit

Pritje minimale në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se aktualisht nuk ka kolona në asnjërën prej tyre.

Sipas përditësimit të bërë në orën 07:24, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, në të gjitha pikat kufitare të vendit, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, edhe për kamionët situata paraqitet e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Gjendje e njëjtë është raportuar në pikat kufitare të Bërnjakut, Dheut të Bardhë, Glloboçicës, Hanit të Elezit, Jarinjës, Kullës, Merdarës, Muçibabës, Mutivodës, Qafës së Morinës, Qafës së Prushit, Stançiqit dhe Vërmicës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci