Të fundit

I arrestuari për kanosjen e Sveçlës është vëllai i zyrtarit të afërt me Muhaxherin

I arrestuari për kanosjen e ministrit Xhelal Sveçla është Remzi Hajrezaj, vëllai i një zyrtari të Komunës së Pejës, shumë të afërt me kryetarin Gazmend Muhaxheri.

Remzi Hajzeraj u arrestua të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ndërsa po hynte në territorin e Kosovës. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për kanosjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme në nëntor të vitit të kaluar.

Pas arrestimit në aeroport, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.

“Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Paparaci mëson se i arrestuari është vëllai i Januz Hajzerajt, zyrtar i Komunës së Pejës dhe Koordinator i Sistemit të Performancës në këtë komunë.

Hajzeraj është i punësuar prej vitesh në Komunën e Pejës. Më parë ka shërbyer edhe si drejtor i Qendrës së Kulturës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci