Zlatko Daliq është larguar pas pothuajse nëntë vjetësh nga posti i përzgjedhësit të Kroacisë.
Ai i ka dhënë fund epokës së tij tepër të suksesshme në krye të Kroacisë.
Lajmin për largimin e Daliqit e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kroacisë të mërkurën.
“Përzgjedhës, faleminderit për gjithçka – për fitoret, sukseset, vendosjet, medaljet, bashkimin, respektin dhe luftën vendimtare për Kroacinë në fushë dhe jashtë saj. Rezultatet flasin për llojin e trajnerit që je, dhe respekti për lojtarët, bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët flet për llojin e personit që je”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroacisë.
Kroacia u eliminua nga Portugalia në 1/16 e finales të Kupës së Botës.
Nën drejtimin e Daliqit, Kroacia në vitin 2018 doli nënkampione e Botës, kurse në vitin 2022 vendin e tretë.
