“Irani do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në rast të ndonjë sulmi të ri amerikan”, ka bërë të ditur një burim sigurie atje.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur në samitin e NATO-s në Turqi, tha se ShBA-të do ta godasin Iranin “fort përsëri sonte”.
“Strategjia e re e Iranit është që pas çdo sulmi, [Ngushtica e Hormuzit] do të mbyllet plotësisht”, ka thënë i njëjti burim, raporton Sky News.
Kjo rrugë ujore është thelbësore për ekonominë globale dhe në kohë paqeje, një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm kalojnë nëpër të.
Krahas kësaj, burimi tha gjithashtu se Irani do të kryente sulme edhe ndaj “të paktën dyfishit të numrit të objektivave të goditura” pas çdo sulmi amerikan.
