Të fundit

Goditet tregu i kriptovalutave në Kosovë, mbyllen 6 biznese

Autoritetet kanë nisur një aksion të gjerë për vendosjen e rregullit në tregun e kriptovalutave dhe këmbimoreve në Kosovë.

Vetëm në ditën e parë të inspektimeve, disa biznese u përballën me ndalim të aktivitetit, ndërsa të tjera u gjobitën për mosrespektim të kërkesave ligjore.

Aksioni, që do të shtrihet në mbarë vendin, synon të verifikojë nëse operatorët ekonomikë po ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), inspektimet kanë nisur në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Podujevës, Rahovecit dhe Suharekës.

“Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor”, thuhet në njoftimin e MINTI-t transmeton Klankosova.tv.

Ministria bën të ditur se aksioni është pjesë e një plani operacional më të gjerë, në kuadër të të cilit do të inspektohen mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare.

Përmes këtij aksioni, autoritetet synojnë të sigurojnë që të gjithë operatorët ekonomikë të përmbushin kushtet ligjore për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që ushtrojnë këtë veprimtari të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore, duke aplikuar për pëlqimin e kushteve minimale teknike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe duke u pajisur me licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, theksohet në njoftim.

Ministria nënvizon se aksioni do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të planit operacional, me synimin për të garantuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe krijimin e një tregu të rregulluar, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci