Të fundit

Zyrtari i një banke dërgon në polici 782 euro para të falsifikuara

Një person, zyrtar i një banke ka dërguar në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 euro, tri kartëmonedha 50 euro, dy kartëmonedha 20 euro, një kartëmonedhë 10 euro, 80 monedha 2 euro, 20 monedha nga 1 euro).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, me 08.07.2026 ka sjellë në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 euro, tri kartëmonedha 50 euro, dy kartëmonedha 20 euro, një kartëmonedhë 10 euro, tetëdhjetë monedha 2 euro, 22 monedha nga 1 euro) që sipas ankuesit janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci