Të fundit

Zyra e Kryeministrit merr me qira dy xhipa të rinj për rreth 60 mijë euro

Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka marrë dy automjete xhip (SUV) me qira për tri vitet e ardhshme. 

Kryeministri tashmë ka bërë gati kontratën për të marrë me qira dy automjete, të llojit Xhip (SUV).

Rreth 60 mijë euro ka ndarë për këtë tender dhe vlen për një periudhë 36 mujore.

Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.

“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit.

Njoftimi për fituesin e tenderit, kompaninë Auto Mita Sh.p.k.
Njoftimi për fituesin e tenderit, kompaninë Auto Mita Sh.p.k.

Vetëm një operator privat ofertoi në tenderin e Zyrës së Kryeministrit për marrjen me qira të dy veturave.

Kriteret për ofertim në tenderin e Zyrës së Kryeministrit

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci