Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Hamza tha se beson se ky takim do të ketë sukses në procedurat e mëtejme të formimit të institucioneve.
“Ne po shkojmë me iu përgjigj ftesës pa paragjykuar, ku uroj dhe besoj që me pasë sukses, me pasë progres, vendi me pasë institucione, me pasë stabilitet institucional edhe me pasë progres e përparim”, tha ai.
Hamza tha se nuk është në pyetje pozicioni apo emrat, por parimet.
“Ne s’po flasim as për pozicione, as për emra, po flasim për parime”, tha ai.
Hamza u shpreh sërish se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë më të gjithë në interes të vendit.
“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë”, deklaroi kryetari i PDK-së. /Paparaci.com
