Të fundit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur largimi i shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Ky veprim vjen pas raportimit publik të një nëne, e cila kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke ngritur shqetësime për kushtet në klinikë.

Një ditë më parë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte njoftuar për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili do të shqyrtojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë lidhur me rastin.

Largimi i shtretërve të dëmtuar është pjesë e veprimeve të ndërmarra pas reagimeve publike për gjendjen infrastrukturore dhe kushtet e qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci